DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Veteranët e UÇK e quajnë komedian Zelenskyn pas komenteve anti-Kosovë në Beograd

8 Gusht 2026
A A
Kryetari i OVL-UÇK-së: Protesta e radhës në Shkup, Hagës i përgjigjemi me zë të fuqishëm
Share on Facebook

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili gjatë vizitës në Serbi, ka thënë se qëndrimi i shtetit të tij për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur, nuk ka ndryshuar.

OVL UÇK, e ka cilësuar si anti-Kosovë, deklaratën e Zelenskyyt, dhe se, bota demokratike e udhëhequr nga SHBA’të, kanë ndërhyrë ushtarakisht në pranverën e vitit 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.

‘’Legjitimiteti i pavarësisë u konfirmua nga organet më të larta të drejtësisë globale. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë dha mendimin këshillimor ku konstatoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244, e as Kornizën Kushtetuese’’, thuhet mes tjerash nga OVL.

Postimi:

z. Zelenski, deklarata juaj anti-Kosovë në Beograd, shpërfaq profesionin tënd para se të bëheshe president!

Për informacionin tuaj, lexo në vijim ngjarjet që demantojnë deklaratën tuaj, e që janë mbështetur nga të gjitha shtetet që po mbështesin përpjekjet tuaja për t’i dhënë fund pushtimit rus:

1) Pas luftës së zhvilluar në vitet 1998–1999 dhe rezistencës së popullit të Kosovës, vendi u çlirua nga sundimi dhe regjimi opresiv i Serbisë.

2) Bota demokratike, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e NATO-s, ndërhyri ushtarakisht në pranverën e vitit 1999 për të ndalur spastrimin etnik dhe gjenocidin e ndërmarrë nga forcat serbe.

3) Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj. Deri më sot, pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga 121 shtete anëtare të OKB-së.

4) Legjitimiteti i pavarësisë u konfirmua nga organet më të larta të drejtësisë globale. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë dha mendimin këshillimor ku konstatoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244, e as Kornizën Kushtetuese

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 667)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 154)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (404)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com