Dogana e Kosovës ka njoftuar se më 13 gusht 2026, pas informatave të pranuara nga qytetarët, njësitë kompetent kanë realizuar kontroll në një barnatore në Prishtinë.
Gjatë kontrollit, në një hapësirë të modifikuar dhe të fshehur brenda objektit, janë gjetur 209 pako me barna të kontrabanduara, pa banderola të Republikës së Kosovës.
“Të gjitha barnat e gjetura në këtë hapësirë janë sekuestruar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat përkatëse”, thuhet në njoftim.
