DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vikend i ngarkuar në QKUK: 929 raste emergjente, dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

10 Gusht 2026
A A
Sulmi në zemër po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë, burrat më të rrezikuar, këto janë simptomat
Share on Facebook

Dy persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa gjatë vikendit në Qendrën Emergjente janë trajtuar edhe raste të lëndimeve nga armët e zjarrit dhe armët e ftohta.

Sipas njoftimit të QKUK-së, gjatë vikendit të fundit në Qendrën Emergjente janë realizuar gjithsej 929 shërbime emergjente.

Nga rastet e regjistruara, dy persona janë lënduar nga armët e zjarrit, ndërsa një tjetër është raportuar i lënduar nga arma e ftohtë.

“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2 raste të lëndimeve nga armët e zjarrit, 1 rast nga armët e ftohta, 3 raste të intoksikimeve (helmime), 8 persona të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 53 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Në Reanimim janë trajtuar 202 pacientë, ndërsa në Emergjencën Internistike janë pranuar 280 pacientë. Në Emergjencën Kirurgjike janë trajtuar 192 pacientë, kurse në atë Ortopedike 194.

Ndërkohë, 61 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.

QKUK ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe 87 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të institucionit.

“Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 87 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes (exitus)”, thuhet në njoftim.

Përveç rasteve të dhunës dhe aksidenteve, gjatë vikendit janë regjistruar edhe tri raste të intoksikimit, ndërsa tetë persona kanë kërkuar trajtim pas përleshjeve fizike. Numri i personave të lënduar në aksidente trafiku ka arritur në 53.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 667)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 208)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (405)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com