Ish-deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Visar Korenica, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti gjatë një deklarate në DTV Media.
Korenica u shpreh se Kurti nuk e duron kundërshtimin dhe e cilësoi atë si një lider shumë autoritar. Ai foli edhe për periudhën kur ishte pjesë e LVV-së, duke treguar se shkarkimi i tij kishte ardhur si pasojë e mospërshtatjes me politikat dhe qëndrimet e partisë.
Sipas tij, këto tipare të udhëheqjes janë kuptuar më vonë, pasi ai dhe të tjerët kanë përjetuar nga afër mënyrën e funksionimit brenda subjektit politik.
Deklaratat e Korenicës pritet të nxisin reagime në skenën politike, duke rikthyer në debat çështjen e demokracisë së brendshme në parti dhe stilin e udhëheqjes në qeverisje.
