DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Visar Ymeri me mesazh për PDK-në: Mos zgjidhni kryetar që e mban postin deri sa të kthehen ata nga Haga

21 Tetor 2026
A A
Visar Ymeri me mesazh për PDK-në: Mos zgjidhni kryetar që e mban postin deri sa të kthehen ata nga Haga
Share on Facebook

Analisti politik Visar Ymeri, në emisionin “Forum” në DTV Media, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të partisë.

Ymeri ka thënë se shpreson që PDK-ja të mos zgjedhë një kryetar të përkohshëm, i cili do ta mbajë këtë pozitë deri në kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga.

“Uroj të mos zgjedhë kryetar që e mban vendin e kryetarit deri sa të kthehen ata nga Haga”, ka deklaruar Ymeri.

Sipas tij, PDK-ja ka kaluar nëpër periudha me probleme të brendshme dhe ka pasur nevojë për një fazë stabilizimi. Ai vlerësoi se, gjatë udhëheqjes së Bedri Hamzës, partia kishte arritur ta ruante një nivel të caktuar të stabilitetit elektoral.

Megjithatë, sipas Ymerit, në zgjedhjet e fundit PDK-ja është dëmtuar dukshëm sa i përket numrit të votave, çka e bën të rëndësishëm diskutimin për drejtimin e ardhshëm të partisë.

Analisti theksoi se PDK-ja duhet ta trajtojë zgjedhjen e kryetarit si një proces me rëndësi për të ardhmen e saj politike, e jo thjesht si një zgjidhje të përkohshme deri në kthimin e figurave të saj nga Haga.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 171)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com