Qumështorja “Vita” ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, lidhur me kontrollet e zhvilluara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në sektorin e qumështit.
Në një koment publik, kompania theksoi se nuk është kundër kontrolleve, por ngriti shqetësimin se, sipas saj, vëmendja po përqendrohet vazhdimisht te prodhuesit vendor, ndërsa produktet e importuara trajtohen ndryshe.
“Z. Ministër, askush nuk është kundër kontrolleve, përkundrazi, ato janë të domosdoshme dhe Vita ka investuar për më shumë se 20 vite miliona euro në standarde të sigurisë ushqimore, teknologji moderne dhe kontroll të vazhdueshëm të cilësisë. Por është e vështirë të kuptohet pse vëmendja fokusohet vazhdimisht te prodhuesit vendorë, ndërkohë që produktet e importuara shpesh trajtohen me një qasje shumë më të butë”, thuhet në reagimin e kompanisë.
Sipas “Vitës”, politikat aktuale po e vendosin industrinë vendore të qumështit në pozitë të pabarabartë. Kompania pretendon se inspektimi i zhvilluar gjatë ditës së sotme nga AUV dhe IQT, së bashku me “Grupin Punues”, është iniciuar drejtpërdrejt nga Armend Muja dhe se vendimi i nënshkruar prej tij është “tërësisht i paligjshëm”.
“Ky vendim zbatohet njësoj për të gjithë, por edhe të mbrohet prodhimi vendor që investon, punëson mijëra qytetarë dhe kontribuon në ekonominë e Kosovës. Nëse dëshironi ta shihni nga afër se çfarë do të thotë prodhim sipas standardeve më të larta, jeni gjithmonë të mirës

