DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Vjeshta në Pejë” – teksa kërkohet drejtësi për Arlindën e vrarë, kryetari Muhaxhiri publikon pamje të qytetit, pa treguar nëse ka marrë masa ndaj QPS-së

29 Tetor 2026
A A
“Vjeshta në Pejë” – teksa kërkohet drejtësi për Arlindën e vrarë, kryetari Muhaxhiri publikon pamje të qytetit, pa treguar nëse ka marrë masa ndaj QPS-së
Share on Facebook

Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka deklaruar se i është drejtuar me ankesë edhe kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, lidhur me veprimet e Qendrës për Punë Sociale në trajtimin e rastit të gruas që u vra në Vitomiricë.

Hoxha ka thënë se ankesa kishte të bënte me mosveprimin e zyrtarit kompetent, i cili, sipas saj, nuk kishte hartuar plan, nuk kishte zbatuar ligjin dhe nuk kishte bërë propozimet e nevojshme për rastin e Arlindës.

“Ne i jemi drejtuar edhe kryetarit të komunës, i cili është drejtpërdrejt përgjegjës për departamentin e Qendrës për Punë Sociale, me ankesë se zyrtari kompetent nuk ka bërë as plan, nuk e ka zbatuar ligjin, nuk ka bërë propozim, as nuk ka bërë absolutisht asgjë. Në fund, ka dhënë mendim jashtëligjor për ta lënë fëmijën te axha. Nuk na është kthyer përgjigje”, ka deklaruar Hoxha në Klan Kosova, përcjell Insajderi.

Ndërkohë, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri, tri ditë më parë kishte reaguar publikisht pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke njoftuar se komuna kishte kërkuar verifikimin e plotë të veprimeve dhe kontakteve që institucionet komunale kishin pasur në këtë rast.

“Pasi pamë shqetësimet dhe thirrjet e saj të fundit publike e institucionale, kemi kërkuar menjëherë një pasqyrë dhe verifikim të plotë të çdo hapi dhe kontakti që institucionet tona kanë pasur në këtë rast. Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë”, kishte shkruar Muhaxhiri.

Ai kishte shprehur ngushëllime për familjen e Arlindës dhe kishte premtuar angazhim për mbrojtjen e grave, si dhe bashkëpunim me drejtësinë për zbardhjen e rastit.

Megjithatë, sot Muhaxhiri ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të Pejës, duke e shoqëruar me mbishkrimin “#VjeshtaNePeje” dhe “#MomentNgaPeja”.

Në këtë postim nuk ka dhënë ndonjë sqarim të ri lidhur me rastin e Arlindës apo me verifikimet e paralajmëruara në institucionet komunale, përfshirë Qendrën për Punë Sociale.

Në komentet e postimit, një qytetar ia ka rikujtuar kryetarit rastin e Arlindës, duke shkruar: “Për Arlindën dhe familjen e saj, kjo vjeshtë nuk do të jetë kurrë e bukur. Bukuria e qytetit nuk mund ta fshehë dështimin për të mbrojtur jetën e qytetarëve”.

Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të shumta publike dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.

Në Prishtinë është mbajtur edhe protestë me thirrjen për drejtësi, ndërsa reagimet janë përqendruar edhe te mënyra se si institucionet e trajtuan rastin e saj para vrasjes.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 060)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com