DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Von der Leyen dhe Costa: Pamjet nga varrimi i Mlladiqit në Beograd ishin tronditëse

8 Shtator 2026
A A
Von der Leyen dhe Costa: Pamjet nga varrimi i Mlladiqit në Beograd ishin tronditëse
Share on Facebook

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kanë reaguar pas varrimit të Ratko Mladiqit në Beograd, duke i cilësuar si tronditëse pamjet nga ceremonia.

Të dy kanë publikuar reagimet e tyre në platformën X, duke theksuar se Mlladiq ishte një kriminel lufte i dënuar, përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Pamjet nga varrimi i Ratko Mlladiqit dje në Beograd ishin tronditëse. Ratko Mlladiq ishte një kriminel lufte i dënuar. Ai ishte përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai vdiq duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera”, thuhet në reagimet e tyre.

Von der Leyen dhe Costa kanë kritikuar edhe elementet e mbështetjes zyrtare dhe praninë e disa zyrtarëve të lartë serbë në varrim.

“Elementet e mbështetjes zyrtare dhe prania e disa zyrtarëve të lartë serbë në varrim janë thellësisht për keqardhje. Ato dëshmojnë për një dështim për t’u përballur me një kapitull të errët të historisë së afërt të Evropës dhe bien ndesh me vlerat mbi të cilat mbështetet rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, thuhet më tej.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 717)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 616)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (182)
  • Shpallje (1)
  • Sport (421)
  • TV (90)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com