DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Von der Leyen publikon foton me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, aty edhe Osmani: Ne ndajmë një kontinent

15 Maj 2025
A A
Von der Leyen publikon foton me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, aty edhe Osmani: Ne ndajmë një kontinent
Share on Facebook

Në Tiranë është mbajtur një darkë joformale mes liderëve të BE-së dhe krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në prag të samitit të Komunitetit Politik Evropian, që pritet të mbahet nesër.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, publikoi një fotografi ku shihen të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit.

“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Është i pari në Ballkanin Perëndimor. Çfarë simboli i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet shumë përtej kufirit të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, shkroi von der Leyen në platformën “X”.

Në foto shihet presidentja Vjosa Osmani. Afër saj është homologu i saj malazez, Jakov Milatoviq, pastaj Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, kryeministri në detyrë i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i këtij vendi, Bajram Begaj, kreu i Këshillit Evropian, Antonio Costa, kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, anëtarja e presidencës boshnjake, Zhelka Cvijanoviq, e kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski.

Komuniteti Politik Evropian (KPE) është një platformë politike ndërqeveritare e krijuar për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin mes vendeve evropiane – si ato që janë anëtare të Bashkimit Evropian (BE), ashtu edhe ato që nuk janë pjesë e tij. Qëllimi kryesor i KPE është të trajtojë sfida të përbashkëta në kontinentin evropian përmes një formati fleksibël dhe gjithëpërfshirës, jashtë strukturës formale të BE-së.

Në thelb, Komuniteti Politik Evropian është një “urë politike” për të forcuar Evropën si tërësi, përballë sfidave globale si lufta, energjia, migrimi dhe dezinformimi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 319)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com