DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Votimi i fshehtë e ndërpret seancën – Kuvendi jep sqarime

1 Maj 2025
A A
Votimi i fshehtë e ndërpret seancën – Kuvendi jep sqarime
Share on Facebook

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e seancës konstituive, pasi nuk u arrit dakordësi për mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit.

Në nisje të seancës, kryesuesi Avni Dehari theksoi nevojën për të zhbllokuar procesin, duke iu referuar aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, konkretisht paragrafit 124, sipas të cilit, votimi për kryeparlamentarin mund të bëhet në mënyrë të hapur, të fshehtë apo në ndonjë formë tjetër të përcaktuar.

Bazuar në këtë, Dehari propozoi që votimi të bëhet përmes fletëvotimeve fizike dhe në mënyrë të fshehtë.

Me këtë propozim, ai ftoi partitë që të emërojnë anëtarët e tyre në komisionin e votimit.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi deputetin Hekuran Murati si anëtar të këtij komisioni. Megjithatë, partitë opozitare – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – e kundërshtuan këtë mënyrë të votimit dhe refuzuan të marrin pjesë në përbërjen e komisionit.

Nga komuniteti turk, deputetja Fidan Jilta (KDTP) u propozua si përfaqësuese, ndërsa kryesuesi Dehari lexoi emrat e përfaqësuesve të tjerë nga komunitetet jo shumicë, përfshirë Elbert Krasniqin, Emilija Rexhepin, Nenad Rashiqin, Rasim Demirin, Veton Berishën, Duda Baljen, Artan Asllanin, Adem Hoxhën dhe Albert Kinollin.

Pas votimit për përbërjen e komisionit, u raportua se 55 deputetë votuan për, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës në komision dhe tensioneve të krijuara rreth mënyrës së votimit, seanca u ndërpre dhe është paralajmëruar të vazhdojë të shtunën, më 3 maj, në ora 10:00.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 084)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com