Në Kuvendin e Kosovës u mbajt raundi i parë i votimit për President, ndonëse në sallë nuk janë të pranishëm dy të tretat e deputetëve.
Në mesin e dy kandidateve të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Feride Rushiti mori 63 vota ndërsa një votë u shpall e pavlefshme.
Në sallë të pranishëm janë 64 deputetë ndërsa opozita e ka bojkotuar seancën.
Seanca është ndërprerë dhe sipas kryetares, Albulena Haxhiu, pritet të vazhdojë nesër në ora 10:00.
