DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vrasja e Auron Thaqit, të premten vazhdon gjykimi – nëna e tij kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarin

21 Tetor 2026
A A
Vrasja e Auron Thaqit, të premten vazhdon gjykimi – nëna e tij kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarin
Share on Facebook
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten pritet të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Auron Thaqit. Nëna e tij, Esmerije Gashi, vazhdon të kërkojë drejtësi për të birin dhe dënim me burgim të përjetshëm për personin përgjegjës. Rasti i vrasjes së 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili humbi jetën më 7 korrik 2024, pas plagosjes me thikë në Prizren, vazhdon të shqyrtohet në rrugë gjyqësore. Për këtë rast, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Enes Ay dhe Hajrullah Brcanit. Në seancën fillestare, të dy të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për veprat që u vihen në barrë. Nëna e Auronit, Esmerije Gashi, ka kërkuar vazhdimisht që rasti të marrë vëmendjen e duhur dhe që përgjegjësit të marrin dënimin maksimal të paraparë me ligj. Ajo ka kërkuar gjithashtu që mediat të jenë të pranishme gjatë seancave gjyqësore, në mënyrë që publiku të informohet për zhvillimin e procesit. Në një seancë të mëhershme, ekspertja e mjekësisë ligjore, Bergita Curri, kishte dëshmuar se shkaku i vdekjes së Auron Thaqit ishte gjakderdhja e shkaktuar nga një plagë në pjesën e përparme të kofshës së djathtë. Familja e të ndjerit vazhdon të kërkojë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe drejtësi për Auronin. Seanca e radhës pritet të mbahet të premten, më 23 tetor, në Gjykatën Themelore në Prizren.  
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com