DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vrasja e kushëririt në Kobaj, 9 vjet burg për të miturin – avokati: Familja është tërësisht e pakënaqur, duhej dënim maksimal

21 Shtator 2026
A A
Vrasja e kushëririt në Kobaj, 9 vjet burg për të miturin – avokati: Familja është tërësisht e pakënaqur, duhej dënim maksimal
Share on Facebook

Gazeta raportoi më parë për vrasjen e 27-vjeçarit Albian Osmanaj në fshatin Kobaj të Prizrenit, ndërsa sot i mituri Albatrit Osmanaj është dënuar me nëntë vjet burgim për këtë rast.

Pas vendimit të Gjykatës, avokati i familjes së viktimës, Blerim Mazreku, ka deklaruar për Sinjalin se familjarët janë tërësisht të pakënaqur me dënimin e shqiptuar.

“Gjykata të miturit i ka shqiptu dënim me burgim me kohëzgjatje prej nëntë vitesh. Normalisht, familjarët e të ndjerit janë tërësisht të pakënaqur me këtë vendim, ngase dihet që të miturit mund t’u shqiptohet dënim maksimal prej 10 vitesh”, tha Mazreku.

Sipas tij, vrasja ka qenë e planifikuar paraprakisht dhe për këtë arsye, mbrojtja e familjes e konsideron të papërshtatshëm vlerësimin e pranimit të fajësisë si rrethanë lehtësuese.

“Dihet që vrasja e të ndjerit ka qenë tërësisht e planifikuar paraprakisht, e shtyrë nga nëna dhe vëllai i tij. Nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë lehtësuese nga fakti se është pranuar fajësia, sepse dihet që ka qenë e planifikuar që ky i mitur të jetë dorasi me qëllim që të përfitojë nga ligji, për shkak se të miturit mund të dënohen me burgim maksimal prej 10 vitesh”, deklaroi avokati.

Mazreku tha se familja e viktimës konsideron se duhej të shqiptohej dënimi maksimal i paraparë për të miturin.

“Familja e të ndjerit është shumë e pakënaqur me Gjykatën, sepse vlerësojnë se nuk mund të barazohet jeta e një njeriu me nëntë vite burgim, por duhet shqiptuar burgimi maksimal për të miturin, prej 10 vitesh”, tha ai.

Ndërkohë, Mazreku bëri të ditur se procedura ndaj nënës dhe vëllait të të miturit është ende duke vazhduar në Prokurori dhe se të dy ndodhen nën masën e paraburgimit.

Rasti kishte ndodhur më 14 qershor 2026, kur një përleshje mes familjarësh në fshatin Kobaj kishte përfunduar me vdekjen e Albian Osmanajt dhe plagosjen e babait të tij, 57-vjeçar.

Sipas raportimeve të mëhershme të Sinjalit, konflikti dyshohej të kishte nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth emërtimit të një rruge në fshat, për të cilën palët kishin propozuar emra të ndryshëm.

Pas përleshjes, Albian Osmanaj ishte dërguar në Emergjencën e Prizrenit, ku, sipas mjekut kujdestar, kishte mbërritur me lëndim fatal në gjoks. Pavarësisht përpjekjeve për reanimim, 27-vjeçari nuk kishte arritur të mbijetonte.

Gazeta Sinjali kishte raportuar gjithashtu për ndalimin dhe intervistimin e personave të dyshuar lidhur me rastin, ndërsa hetimet kishin vazhduar nën udhëheqjen e organeve kompetente.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 726)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 500)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (190)
  • Sport (437)
  • TV (92)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com