DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vrasja e turistit, shpallet në kërkim pronari i “Principotes” në Ksamil, Bekim Bulica

18 Gusht 2026
A A
Vrasja e turistit, shpallet në kërkim pronari i “Principotes” në Ksamil, Bekim Bulica
Share on Facebook

Bekim Bulica është shpallur në kërkim nga policia në kuadër të hetimeve për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil.

Bulica rezulton pronar i lokalit “Principotes”, ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa hetuesit po verifikojnë personat e përfshirë në konflikt dhe veprimet e kryera pas vrasjes.

AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps/ Pas fiskalizimit, QKB-ja e dhjetëra sisteme drejt fikjes

Për vrasjen e 20-vjeçarit është arrestuar Sokrat Vata, 29 vjeç, i cili u kap disa orë pas ngjarjes në aksin Levan-Fier. Vata u gjet i fshehur në bagazhin e një automjeti, teksa dyshohet se po tentonte të largohej nga zona.

Në kuadër të hetimit është ndaluar edhe Moisid Matushaj, specialist hetimi në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër. Matushaj, i cili punonte edhe si roje sigurie në të njëjtin grup me Vatën, dyshohet se ka qenë i përfshirë në konfliktin që i parapriu vrasjes dhe se ka ndihmuar autorin e dyshuar të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, emri i Bekim Bulicës është përmendur edhe më herët në materiale hetimore që lidhen me dyshime për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Sipas të dhënave të përcjella më herët nga autoritetet franceze tek institucionet shqiptare, emri i Bulicës ishte lidhur me një rrjet të dyshuar të shpërndarjes së kokainës në Paris.

Po ashtu, sipas këtyre informacioneve, SHISH kishte raportuar më herët për aktivitetin e tij, ndërsa BKH kishte nisur verifikime lidhur me dyshimet për pastrim parash.

Gjashtë vatra aktive zjarri, vijon ndërhyrja në Dajt, Lurë, Mat dhe Tërbun

Tashmë hetimet janë përqendruar në zbardhjen e plotë të dinamikës së vrasjes në Ksamil, rolin e personave të përfshirë dhe veprimet e kryera para dhe pas krimit.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com