DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vrasja në Dragash, neuropsikiatri: 5 therje me thikë janë pasojë e një mllefi të grumbulluar

30 Qershor 2026
A A
Vrasja në Dragash, neuropsikiatri: 5 therje me thikë janë pasojë e një mllefi të grumbulluar
Share on Facebook

Neuropsikiatri Sami Rexhepi ka komentuar vrasjen e ndodhur në Dragash, duke vlerësuar se sulmi me disa goditje me thikë është tregues i një mllefi të grumbulluar për një periudhë të gjatë.

Sipas Rexhepit, raste të tilla janë pasojë e humbjes së vlerave etike dhe morale në shoqëri, por edhe e mungesës së një sistemi efikas të drejtësisë dhe mekanizmave për parandalimin e konflikteve.

“Pesë therje me thikë janë pasojë e një mllefi i cili është grumbulluar për një kohë më të gjatë. Duhet të pyesim veten se kah po shkon shoqëria jonë. I kemi humbur sistemin e vlerave etike e morale dhe shumë vlera të tjera”, u shpreh ai.

Ai theksoi se institucionet duhet të jenë më efikase në trajtimin e rasteve të raportuara, duke shtuar se vonesat në drejtësi ndikojnë që qytetarët të humbin besimin dhe të hezitojnë t’i drejtohen autoriteteve.

“Shumë shpesh flasim vetëm pasi ndodhin tragjeditë, kur ato kanë mundur të parandalohen. Njerëzit hezitojnë t’i paraqesin rastet sepse e dinë se procedurat zgjasin me muaj apo vite. Ata nuk e kanë atë durim”.

Në fund, ai ngriti alarmin për nivelin e dhunës në shoqëri, duke thënë se konfliktet po përshkallëzohen për arsye të vogla.

“Ne jemi në gjendje edhe për një parking me u vra, kjo është shumë alarmante”.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 455)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com