DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vrasja në Ferizaj: Policia jep detaje, viktima 32-vjeç – ndalohet i dyshuari dhe vajza e tij

29 Qershor 2026
A A
Policia apel qytetarëve: Kujdes nga zjarret gjatë temperaturave të larta
Share on Facebook

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë ndaluar për 48 orë.

Viktima është identifikuar me inicialet F.H., 32 vjeç, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Sipas komunikatës për media, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, në një banesë në katin e nëntë të një objekti banesor në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj. Policia ka pranuar informatën për një person të gjetur pa shenja jete dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, përfshirë hetuesit e stacionit, Njësinë e Reagimit të Shpejtë, hetuesit rajonalë, krim-teknikët dhe prokurori i shtetit për Krime të Rënda.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është konstatuar një plagë e shkaktuar dyshohet nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë.

Nga hetimet fillestare dyshohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin bashkëshortja e tij dhe vajza A.R. (24 vjeçe).

Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari M.B. është ndaluar për 48 orë. Po ashtu, është ndaluar edhe A.R., e cila aktualisht ndodhet nën trajtim mjekësor në QKUK.

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale “Vrasje e rëndë”. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Sektori i Hetimeve Rajonale, në koordinim dhe autorizim të prokurorit të shtetit, është duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në komunikatë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 455)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com