DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vrasja në Kobaj – Shqipron Osmanaj, një nga të ndaluarit, dyshohet se e theri me thikë babanë e viktimës

14 Qershor 2026
A A
Vrasja në Kobaj – Shqipron Osmanaj, një nga të ndaluarit, dyshohet se e theri me thikë babanë e viktimës
Share on Facebook

Ngjarja e rëndë në Kobaj vazhdon të zbardhë detaje tronditëse, pas konfliktit që përfundoi me humbjen e jetës së Albian Osmanajt.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se Shqipron Osmanaj dyshohet se ka sulmuar me thikë Imri Osmanajn, babanë e viktimës, gjatë përleshjes që eskaloi mes familjarëve.

Sipas informacioneve, konflikti mes palëve ka kulmuar me përdorim të mjeteve të mprehta, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes janë ende nën hetim nga organet kompetente.

I dyshuari është ndaluar nga Policia, e cila po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive të secilit të përfshirë.

Ndërkohë, mjeku kujdestar në Emergjencën e Prizrenit ka deklaruar se viktima ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë, me lëndime kritike në zonën e gjoksit.

“Nuk kemi mundur ta shpëtojmë. Ka ardhur me lëndime të rënda në gjoks, të cilat kanë qenë fatale. Reanimimi ka qenë i pasuksesshëm”, ka deklaruar mjeku.

Sipas tij, edhe babai i viktimës ka pësuar lëndime në gjoks, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është duke u trajtuar në repartin e Kirurgjisë.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se viktima dhe të dyshuarit janë djem të axhës, ndërsa konflikti që përfundoi me pasoja fatale dyshohet të ketë shpërthyer për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth emërtimit të një rruge në fshat.

Sipas të njëjtave burime, njëra palë kishte kërkuar që rruga të mbante emrin e babait të tij, ndërsa pala tjetër kishte insistuar që ajo të emërtohej sipas gjyshit, çka dyshohet se ka nxitur përplasjen që më pas eskaloi në dhunë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 571)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 059)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com