Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur të dielën në Podujevë.
Sipas të dhënave zyrtare nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.
Pasi janë njoftuar për të shtëna me armë, njësitë policore kanë dalë menjëhatë në vendin e ngjarjes.
Policia bën të ditur se i arrestuari dyshohet se ka shtënë disa herë në drejtim të një burri tjetër, por nuk e ka qëlluar atë.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e amës e cila është sekuestruar si provë materiale. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raportin e Policisë.
