68-vjeçari Hysni Patushi i cili vrau gruan e tij me thikë dy ditë më parë është lënë nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai vrau me thikë bashkëshorten Lumturie Patushin, ndërsa gjatë momentit të ngjarjes kanë qenë në banesë dy të mitur dhe dhëndri.
58-vjeçarja kishte marrë një plagë të thellë në pjesën e djathtë të kraharorit. Pas ngjarjes, Hysni Patushi u largua nga banesa, ndërsa më vonë u dorëzua në polici.
Aktualisht 68-vjeçari është i shtruar në QSUT, pasi ka probleme me zemrën. Bëhet me dije se dy bashkëshortët kanë pasur probleme edhe me herët.
