DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vuçiq rreshtohet me aleatët e Putinit në paradën propagandistike në Rusi

26 Prill 2025
A A
Vuçiq rreshtohet me aleatët e Putinit në paradën propagandistike në Rusi
Share on Facebook

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Bashkimi Evropian për të shmangur pjesëmarrjen në aktivitetet zyrtare të Rusisë, më 9 maj në Moskë pritet të marrin pjesë 18 liderë botërorë në “Paradën e Fitores “, një nga ngjarjet më simbolike të propagandës së Kremlinit.

Në mesin e tyre bie në sy pjesëmarrja e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, një shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili në mënyrë të hapur sfidon linjën diplomatike të Brukselit dhe distancimin perëndimor nga regjimi i Vladimir Putinit.

Përveç Vuçiqit, në listë është dhe Millorad Dodik nga Republika Serbe dhe emra tjerë të njohur nga vendet me regjim autoritar si presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, presidenti i Kinës Xi Jinping, ai i Venezuelës Nicolas Maduro, liderët e shteteve të Azisë Qendrore si Kazakistani, Uzbekistani, Taxhikistani dhe Kirgistani, si dhe përfaqësues nga Kuba, Vietnami, Burkina Faso, Palestina, Abkhazia dhe të tjerë.

Nga Evropa, përveç Vuçiqit, në Moskë pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, i njohur për qasjen pro-ruse dhe retorikën anti-BE.

Parada e 9 majit përkujton fitoren ndaj nacizmit në Luftën e Dytë Botërore, por gjatë viteve të fundit është shndërruar në një platformë të ‘fuqisë së butë’ dhe propagandes ruse, ku Moska tenton të demonstrojë ndikimin e saj global përballë izolimit ndërkombëtar që ka pasuar pushtimin e Ukrainës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 532)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 853)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com