DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vuçiqi i ashpër me Kroacinë e Slloveninë që mbështeten heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

21 Nëntor 2025
A A
Vuçiq njofton se do të takohet me Trump në residencën e tij në Mar-a-Lago: Meloni e Orban më thanë më mirë ta takojë atje se në Uashington
Share on Facebook

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Beograd se Kroacia dhe Sllovenia kanë mbështetur propozimin për heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ndërsa Franca dhe Hungaria kanë kundërshtuar këtë nismë.

Vuçiq akuzoi Kroacinë për “strategji doktrinare për shpërbërjen e shtetit serb”, por shtoi se “iu dëshiron të mirat”.

Ai theksoi gjithashtu se rrëzimi i tij nga pushteti është sipas tij “qëllim prioritar i Kroacisë”, duke shtuar se sipas Kroacisë ai është “gjëja më e keqe për interesat afatgjata të vendit të tyre”, gjë që Vuçiq e interpreton si faktin që ai është “gjëja më e mirë për Serbinë”.

“Ua uroj të gjitha të mirat. Jam i sigurt se Serbia dhe Kroacia do të duhet të kenë marrëdhënie shumë më të mira në të ardhmen”, tha Vuçiq, transmeton “Direktno.rs”.

Ai u shpreh se gjatë vitit të fundit në mediat kroate janë botuar mbi 25 mijë artikuj kundër tij, ndërsa “vetëm 50 artikuj kanë qenë neutralë dhe asnjë prej tyre pozitiv”.

Presidenti serb kritikoi gjithashtu mungesën e informacionit publik në Serbi se Franca e kishte mbështetur Serbinë në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

“Francezët dhe hungarezët kundërshtuan dhe nuk kaloi. Të gjithë në Serbi i duan hungarezët për shkak të kryeministrit Orban, por askush nuk e thotë që francezët ishin në anën tonë – dhe ishin. Italianët dërguan letër për hapjen e Kapitullit 3 në negociatat mes BE-së dhe Serbisë. Atëherë pse nuk i tregoni njerëzve që francezët dhe italianët janë miqtë tanë, pavarësisht dallimeve për Kosovën?”, u shpreh Vuçiq.

Ai bëri thirrje te qytetarët e Serbisë që të mos i quajnë gjermanët “nazistë”, duke theksuar se kjo “jo vetëm që nuk është e vërtetë, por i shkakton dëm të madh Serbisë”.

Kosova ndodhet nën sanksione të BE-së që nga qershori i vitit 2023, për shkak të tensioneve në komunat veriore. Heqja e sanksioneve është kushtëzuar me transferimin e pushtetit te serbët pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, ku Lista Serbe fitoi në 10 komuna.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 603)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 696)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (349)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com