DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vuçiqit s’i pëlqen që po i kërkohet t’i mbajë përgjegjës sulmuesit e Banjskës, përplaset me shefin e BE-së

6 Nëntor 2025
A A
Vuçiqit s’i pëlqen që po i kërkohet t’i mbajë përgjegjës sulmuesit e Banjskës, përplaset me shefin e BE-së
Share on Facebook

Kreu i Zyrës së BE-së në Beograd, Andreas von Beckerath, sot ia ka dorëzuar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, dokumentin e Raportit të Progresit, shkruan KoSSev.

Në një konferencë të mbajtur për media, zyrtari evropian ka përmendur Kosovën dhe procesin e dialogut për normalizim të raporteve me Serbinë. Beckerath ka kërkuar implementmin e marrëveshjeve të arritura në vitin 2023.

“Angazhimi konstruktiv në dialog nën patronazhin e BE-së është thelbësor. Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë plotësisht detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja për normalizim dhe anekset e zbatimit nga viti 2023, si dhe ato të mëparshmet. Është e rëndësishme që kjo marrëveshje të zbatohet, sepse do të sigurojë një mjedis të qëndrueshëm dhe paqësor për stabilitetin dhe besimin rajonal”, ka thënë ai.

Zyrtari i BE-së gjithashtu ka deklaruar se Serbia duhet të sigurojë përgjegjësinë për ngjarjet në veri të Kosovës në vjeshtën e vitit 2023, konkretisht sulmin e Banjskës të kryer nga Millan Radojicic dhe grupi i tij.

Lidhur me kërkesën e BE-së për mbajtjen përgjegjës të autorëve të sulmit të Banjskës, ka folur Vuçiq, të cilit duket se nuk i ka pëlqyer kërkesa evropiane.

Vuçiq si kundërpërgjigje ka deklaruar se pret që BE “të ndikojë në faktin që të gjithë ata që janë përgjegjës për të gjitha ngjarjet nga viti 2008 deri në fund të vitit 2025, në të cilat u vranë, u plagosën, u arrestuan arbitrarisht serbë dhe të gjithë të tjerët, më në fund do të marrin vendimin e tyre dhe se drejtësia do të vihet në vend”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 579)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 271)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com