DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

WSJ: Administrata e Trump po kërkon shtete për t’i dërguar të dëbuarit, po e shqyrtojnë edhe Kosovën

2 Prill 2025
A A
Trump pritet ta bëjë anglishten gjuhë zyrtare të Shteteve të Bashkuara
Share on Facebook

Administrata e presidentit Donald Trump është angazhuar në përpjekje për marrëveshje me vende të tjera, për t’i dërguar atje emigrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas zyrtarëve të njohur me këtë çështje.

The Wall Street Journal ka raportuar se zyrtarët e imigracionit po kërkojnë më shumë destinacione ku mund të dërgojnë emigrantë që SHBA dëshiron t’i deportojë.

E që në mesin e tyre, sipas këtij raportimi, konsiderohet të jetë edhe Kosova.

Ndër vendet që SHBA-ja ka kërkuar të marrin të deportuarit janë Libia, Ruanda, Benini, Eswatini, Moldavia, Mongolia dhe Kosova.

Tutje, SHBA-ja shpreson që këto vende të bien dakord me kërkesat e administratës, ndoshta në këmbim të marrëveshjeve financiare ose përfitimit politik për të ndihmuar Presidentin Trump të përmbushë një nga prioritetet e tij kryesore të brendshme.

Modeli i tyre i dëshiruar bazohet në një marrëveshje të njëhershme që administrata arriti me Panamanë në shkurt, sipas së cilës ata dërguan një aeroplan me mbi 100 emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, në vendin e Amerikës Qendrore. Panamaja më pas i ndaloi emigrantët dhe punoi për t’i dërguar në vendet e tyre të origjinës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 791)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com