DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Xhelozia dhe dhuna ndaj koleges, ish-polici Senad Hamzic pranon fajin dhe dënohet lehtë nga gjykata

26 Prill 2026
A A
Xhelozia dhe dhuna ndaj koleges, ish-polici Senad Hamzic pranon fajin dhe dënohet lehtë nga gjykata
Share on Facebook

Një rast i rëndë i dhunës brenda radhëve të Policisë së Kosovës, i raportuar fillimisht në maj të vitit 2022 dhe i publikuar ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali, e cila madje kishte sjellë edhe pamje dhe detaje nga rrahja, është rikthyer sërish në vëmendjen e opinionit publik pas përfundimit të procesit gjyqësor ndaj ish-rreshterit policor nga Peja, Senad Hamzic.

Sipas raportimeve të asaj kohe, më 15 maj 2022, rreth orës 03:00 të mëngjesit, Hamzic dyshohet se kishte sulmuar brutalisht një zyrtare policore, me të cilën ishte në lidhje dashurie dhe njëkohësisht kolege në detyrë.

Ngjarja kishte nisur, sipas aktakuzës, pas një nate ku të dy kishin konsumuar alkool dhe ishin përfshirë në një debat që më pas eskaloi në dhunë fizike.

Gjatë rrugës me veturë, dyshimet për tradhti kishin shkaktuar përplasje verbale, e cila u shndërrua në sulm fizik. Viktima ishte goditur me grushte, shuplaka dhe shqelma, fillimisht brenda veturës dhe më pas edhe jashtë saj. Pavarësisht përpjekjes për t’u larguar, ajo ishte ndjekur dhe tërhequr me forcë, duke pësuar lëndime në pjesë të ndryshme të trupit dhe gjakderdhje nga hunda.

Rasti u zbulua pasi viktima kishte kërkuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ku mjekët kishin konstatuar lëndime trupore si pasojë e dhunës. Hetimet e mëvonshme, të udhëhequra nga Inspektorati Policor i Kosovës, kishin rezultuar me ndalimin e Hamziçit për 48 orë dhe nisjen e procedurave penale.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë në Pejë, motivi i sulmit lidhej kryesisht me xhelozinë dhe dyshimet për një lidhje tjetër të viktimës, ndërsa ngjarja nuk ishte e lidhur me detyrën zyrtare.

Në vitin 2026, rasti ka marrë një epilog gjyqësor.

Ish-rreshteri policor ka pranuar para gjykatës se e ka sulmuar kolegen e tij, duke u bazuar në dyshime për tradhti.

Megjithatë, gjykata e ka rikualifikuar veprën penale dhe e ka dënuar me një gjobë prej 3 mijë eurosh, duke marrë parasysh edhe kohën e kaluar në arrest shtëpiak.

Vendimi ka nxitur reagime dhe pakënaqësi nga pala e dëmtuar, e cila ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Rasti mbetet një nga shembujt më të diskutuar të viteve të fundit në Kosovë, ku një zyrtar i rendit është dënuar për dhunë ndaj një kolegeje, duke ngritur pyetje mbi besueshmërinë e ndëshkimeve dhe standardet e drejtësisë në raste të tilla.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 532)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 845)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com