Analisti politik Visar Ymeri ka folur në emisionin “Forum” në DTV Media për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës.
Ymeri e ka uruar presidenten e re, por ka paralajmëruar se ajo do të përballet me një periudhë të vështirë gjatë ushtrimit të mandatit të saj.
“Është koha më e vështirë për të qenë president i Kosovës, sepse do të jesh mes flakëve me Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha Ymeri.
Sipas tij, presidentja e re do të përballet jo vetëm me sfida në raport me partnerët ndërkombëtarë, por edhe me një situatë të vështirë brenda vendit.
Ymeri tha se Shiroka-Pula mund ta kryejë detyrën e saj me sukses, por rruga përpara saj, sipas tij, nuk do të jetë e lehtë.
“Ka me qenë edhe mes flakëve të brendshme. Ajo mundet me kry punën mirë, por ka me pas vështirë”, u shpreh Ymeri në “Forum”.
