DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Zambaku i Prizrenit” mbahet më 26 shtator

26 Shtator 2025
A A
“Zambaku i Prizrenit” mbahet më 26 shtator
Share on Facebook

Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit”, i themeluar në vitin 1986 në qytetin e Prizrenit, kryeqendra kulturore dhe historike e Kosovës, prej dekadash mbetet një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës qytetare.

Që nga fillimi, e deri te edicioni i sivjetmë, i 36-ti me radhë, më 26 shtator, festivali ka pasur për mision të ruajë, kultivojë dhe promovojë këngën qytetare si një trashëgimi shpirtërore të brezave, duke u shndërruar në një skenë ku janë ngjitur emra të njohur të muzikës dhe janë prezantuar krijime që sot konsiderohen pasuri të kulturës sonë kombëtare.

“Organizimi i festivalit nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen institucionale. Një falënderim i veçantë i takon Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prizrenit, e cila mbetet zemra organizative e këtij festivali, si dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që çdo vit qëndron krah nismave për ruajtjen e trashëgimisë kulturore:, thuhet në njoftimin e zyrës p%r informim të këtij evenimenti kulturor.

Tutje thuhet se falë punës së poetëve, kompozitorëve, orkestruesve, këngëtarëve dhe orkestrës, “Zambaku i Prizrenit” vazhdon të mbetet një kurorë e artë e Prizrenit dhe një pasuri e të gjithë kombit dhe Radio Televizioni i Kosovës (RTK) do të jetë sponsor medial i këtij evenimenti kulturor.

Kujtojmë se më 26 shtator, “Prizreni do të ndizet me muzikë, art dhe surpriza të shumta që pritet t’i japin qytetit një atmosferë unike. Orkestra tashmë ka nisur provat muzikore, ndërsa emocionet janë në kulm”, thuhet pos tjerash në njoftimin e zyrës për informim të “Zambakut të Prizrenit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com