DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zbardhet aksidenti fatal në Lluzhan | Identifikohet shoferi që dyshohet se goditi për vdekje Salih Bulliqin – paraqitet me avokat në Polici

26 Gusht 2026
A A
Dy të vdekur në Obiliq pas aksidentit ku motoçikleta goditi këmbësorin
Share on Facebook

Ka marrë kthesë rasti i aksidentit tragjik në Lluzhan të Podujevës, ku 70-vjeçari Salih Bulliqi humbi jetën pasi u godit nga një veturë, drejtuesi i së cilës ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas hetimeve, Policia ka arritur të identifikojë shoferin e dyshuar dhe automjetin e përfshirë në aksident, ndërsa i dyshuari është paraqitur në Polici i shoqëruar nga avokati mbrojtës, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se shoferi i dyshuar është Herolind Hasani, ndërsa automjeti që dyshohet se ishte përfshirë në aksident është një Audi A6, ngjyrë e zezë metalike.

Aksidenti kishte ndodhur më 24 gusht, rreth orës 20:30, në magjistralen Podujevë–Prishtinë, në fshatin Lluzhan, afër shkollës fillore.

Bulliqi ishte duke lëvizur si këmbësor kur u godit nga një automjet, ndërsa shoferi ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

70-vjeçari kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar me urgjencë në QKUK.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, mëngjesin e 25 gushtit, rreth orës 09:55, Salih Bulliqi ndërroi jetë në Klinikën Torakale të QKUK-së.

Me urdhër të Prokurores kujdestare, trupi i pajetë ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në atë fazë, shoferi dhe vetura figuronin ende të paidentifikuar.

Por hetimet kanë sjellë zhvillime të reja.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, është identifikuar një Audi A6 me ngjyrë të zezë metalike, ndërsa si shofer i dyshuar është identifikuar Herolind Hasani.

Hasani më pas është paraqitur së bashku me avokatin e tij mbrojtës në njësinë policore të trafikut në Fushë Kosovë.

Pas procedurave policore është kontaktuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit Hasani është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal po vazhdojnë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 353)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com