DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zbulohen mbetje mortore në varrezat e martirëve në Prizren – dyshimet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës do të hetohen

12 Nëntor 2026
A A
Zbulohen mbetje mortore në varrezat e martirëve në Prizren – dyshimet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës do të hetohen
Share on Facebook

Më shumë se 27 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren janë zbuluar mbetje mortore njerëzore, të cilat dyshohet se mund t’i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Zbulimi është bërë gjatë gërmimeve të zhvilluara më 10 dhe 11 nëntor, brenda hapësirave të varrezave të martirëve në Lubizhdë të Hasit, ku autoritetet kishin identifikuar dy lokacione të dyshuara.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, operacioni është realizuar nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Gërmimet janë kryer në bazë të një urdhërese për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim, të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjatë punimeve në dy lokacionet e dyshuara, ekipet kanë hasur në mbetje eshtërore me prejardhje njerëzore dhe me interes mjekoligjor, të cilat, sipas vlerësimeve fillestare, i përkasin të paktën një individi.

Mbetjet janë tërhequr nga vendi i gërmimeve dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’u nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme, përfshirë autopsinë dhe analizën e ADN-së.

Përmes këtyre ekzaminimeve synohet të përcaktohet identiteti i personit, ndërsa deri në këtë fazë nuk është konfirmuar se kujt i përkasin mbetjet e zbuluara.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 789)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 554)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (501)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com