DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zbulohet deklarata e ish-drejtorit financiar të BKS-së për aferën e sigurimeve

8 Janar 2026
A A
Zbulohet deklarata e ish-drejtorit financiar të BKS-së për aferën e sigurimeve
Share on Facebook

Arrestimi i 15 personave në një operacion masiv të autoriteteve ligjzbatuese kosovare të enjten në mëngjes, lidhet direkt me aferën më të madhe të dekadës në sektorin e sigurimeve.

Në mesin e të arrestuarve, siç kanë raportuar mediat, janë dy ish-udhëheqësit e Byrosë Kosovare të Sigurimeve: ish-drejtori gjeneral Sami Mazreku dhe ish-drejtori financiar Valon Berisha.

Të dy dyshohen se përfituan paligjshëm përmes një skeme të mashtrimit të kompanive të sigurimit për të nxjerrë para.

Dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth një milion euro.

Hetimet penale nisën sipas një kallëzimi penal të deponuar në Policinë e Kosovës nga pasardhësit e Mazrekut dhe Berishës në BKS.

Berisha, në një deklaratë dërguar BKS-së vitin e kaluar, derisa ndodhej nën hetime penale nga Prokuroria, e mori përsipër fajësinë eventuale të keqpërdorimit të financave të Byrosë.

Ai, në këtë letër që mban datën 10 mars, 2025, i tha BKS-së se asnjë punonjës tjetër nuk duhet të mbahet përgjegjës për financat e BKS-së. Tha se ato i ka menaxhuar vet ekskluzivisht.

“Unë, Valon Rexhep Berisha, përmes kësaj deklarate dëshmoj se gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës sime në Byro si Drejtor i Financave dhe Kontabilitetitkam pasur kompetenca të plota dhe të pavarura në menaxhimin e çështjeve financiare të Byrosë Kosovare të Sigurimeve”, thuhet në letrën e Berishës, dërguar BKS-së.

 

“Çdo vendim apo keqpërdorim eventual që ka ndodhur gjatë kohës së ushtrimit të funksionit tim ka qenë përgjegjësi e imja dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me personat e tjerë në Byro, të cilët nuk kanë qenë të informuar apo të përfshirë në këto procese”.

Në të njëjtën ditë, Berisha i propozoi BKS-së lidhjen e një ujdie për kthimin e mjeteve që dyshohet se i kishte keqpërdorur në periudhën 2022-2023.

Sipas propozimit, ai do të fillonte të kthente mjetet e dëmit të shkaktuar duke filluar nga një pagesë në vlerë 100 mijë euro e këstit të parë.

BKS-ja nuk e ka pranuar marrëveshjen.

Pa u mbushur një vit nga propozimi, Prokuroria e Prizrenit urdhëroi mëngjesin e të enjtes bastisje në disa lokacione që rezultuan me arrestimin e Berishës, ish-shefit të tij, Mazrekut dhe 38 të tjerëve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 667)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com