DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zemaj: LDK-ja kërkon marrëveshje të qartë politike që garanton dalje nga kriza

27 Maj 2025
A A
Zemaj: LDK-ja kërkon marrëveshje të qartë politike që garanton dalje nga kriza
Share on Facebook

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, tha se partia e tij nuk ndërhyn në përzgjedhjen e kandidatit për kryetar të Kuvendit nga subjekti që ka të drejtën për ta propozuar, por kërkon që të ketë një marrëveshje të qartë politike që garanton dalje nga kriza, raporton Ekonomia Online.

“LDK ka qëndrim që ne nuk ndërhyjmë në përzgjedhjen e një kandidature nga ai që ka të drejtë të propozojë, sepse ai ka të drejtë të më propozojë edhe mua.

Nuk mund të kontestohet askush në këtë drejtim, por ne insistojmë që të ketë një marrëveshje e cila është e qartë, publike, një marrëveshje me program dhe pika që e nxjerrin Kosovën nga kriza ekonomike dhe varfëria”, u shpreh Zemaj.

Ai shtoi se LDK është subjekti i vetëm që deri më tani ka ofruar zgjidhje konkrete për tejkalimin e situatës, duke theksuar se mbështet vetëm një marrëveshje që përfshin zotime programore dhe përmbajtësore.

“Jemi të vetmit që kemi ofruar zgjidhje, deri në një gjendje të re”, përfundoi ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 545)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 548)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com