Ambasadori i Kosovës për raporte me NATO-n, Astrit Zemaj, ka njoftuar sot se është takuar në Bruksel me Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, Scott Oudkirk.
“Trajtuam shqetësimet urgjente të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, diskutuam mënyrat për të thelluar bashkëpunimin tonë dhe i dhamë përparësi paqes, sigurisë dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Zemaj.
