DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Zgjedhjet e reja më 27 dhjetor” -Ramadani zbulon si mund të jetë plani i Kurtit

9 Shtator 2026
A A
Ramadani: Fundi i gjykimit në Hagë duhet të jetë me lirim, dëshmia e Rubin edhe e rëndësishme, edhe ndriçuese
Share on Facebook

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit dhe zvarritja e procesit politik nga Lëvizja Vetëvendosje janë pjesë e një strategjie që, sipas tij, synon ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja më 27 dhjetor.

Ramadani tha se Aleanca e ka analizuar situatën politike dhe se, sipas tij, qëllimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes nuk është konstituimi i Kuvendit.

“E kemi pasur të qartë se Kurti e Vetëvendosje nuk kanë qëllim konstruimin e Kuvendit”, tha Ramadani.

Sipas tij, synimi i Vetëvendosjes është që Kuvendi të mos jetë i konstituuar deri më 13 shtator, në mënyrë që të hapet rruga për zgjedhje të reja në fund të dhjetorit.

“Kurti e Vetëvendosjes i duhet që Kuvendi të mos jetë i konstituuar të paktën deri me 13 shtator, sepse është afat. Nga 13 shtatori duhen dy muaj për presidentin, 60 ditë, që i bie 13 nëntori. Nga 13 nëntori mund të shpallen zgjedhjet dhe mbërrin afati më 27 dhjetor”, deklaroi ai.

Ramadani tha se kjo strategji, sipas tij, lidhet me interesin elektoral të Vetëvendosjes. Ai pretendoi se partia e Kurtit synon ta kompensojë rënien e mbështetjes në Kosovë me votat e një pjese të diasporës.

“Qytetarët që jetojnë në Kosovë e kanë humbur besimin te qeverisja Kurti, te Kurti e Vetëvendosja. Pra, besimi për ta është shumëfish më i ulët se ka qenë. Kurti synon që ta zëvendësojë këtë ulje të besimit këtu me një pjesë të diasporës, që nuk është as gjysma, e as e tëra, por është një pjesë e diasporës, për të cilën ky pretendon se ata do të vijnë të votojnë për të”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 718)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 715)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Shpallje (1)
  • Sport (422)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com