DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zgjedhjet lokale pa institucione qendrore, Kryeziu alarmon se Kosova mund të futet në kolaps

3 Qershor 2025
A A
Zgjedhjet lokale pa institucione qendrore, Kryeziu alarmon se Kosova mund të futet në kolaps
Share on Facebook

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se ekziston rreziku që vendi të mbetet pa asnjë nivel funksional qeverisës, edhe në nivelin lokal dhe në atë qendror, marrë parasysh që aktualisht Kosova s’ka institucione të reja dhe po pritet që të caktohet data e zgjedhjeve lokale.

Kryeziu ka shkruar se kjo është një situatë alarmante dhe e papranueshme, kur një shtet në tërësi është në pauzë dhe jofunksional.

“Në vend të konsolidimit të institucioneve, po përballemi me rrezikun real të hyrjes në një spirale degradimi institucional – pa përgjegjësi politike, pa përfaqësim qytetar dhe pa besim publik. Kjo nuk është më thjesht një krizë politike – është krizë e demokracisë, e përfaqësimit dhe e shtetndërtimit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Qytetarët janë të lodhur dhe pothuajse tërësisht të dorëzuar përballë një klase politike të papërgjegjshme, e cila betejën për pushtet po e ndjek përmes bllokadës institucionale. Institucionet janë kthyer në treg pazari dhe në kauza të ngushta individuale e partiake – jo në zgjidhje dhe shërbim për qytetarët.

Jemi gati një vit pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare dhe ende pa Kuvend e Qeveri funksionale. Ndërkohë, po afrohet koha e zgjedhjeve të rregullta lokale. Në këtë situatë, ekziston rreziku real që vendi të mbetet pa asnjë nivel funksional të qeverisjes – as në nivelin lokal, as në atë qendror. Kjo është një situatë alarmante dhe e papranueshme: një shtet i tëri në pauzë dhe jo funksional.

Në vend të konsolidimit të institucioneve, po përballemi me rrezikun real të hyrjes në një spirale degradimi institucional – pa përgjegjësi politike, pa përfaqësim qytetar dhe pa besim publik. Kjo nuk është më thjesht një krizë politike – është krizë e demokracisë, e përfaqësimit dhe e shtetndërtimit.

Si qytetarë, nuk i kemi asnjë borxh askujt të abuzon me vullnetin tonë apo të sillet me shtetin si me pronën e vet private.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 687)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com