DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zgjedhjet në Serbi, mobilizim për votimin e listës shqiptare

25 Tetor 2026
A A
Zgjedhjet në Serbi, mobilizim për votimin e listës shqiptare
Share on Facebook

Sot, në Serbi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me një listë të përbashkët, të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, me numrin rendor 17.

Në këtë ditë zgjedhjesh, shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe atyre që jetojnë në Kosovë, u është bërë thirrje të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të mbështesin listën e përbashkët shqiptare, me synimin për të siguruar sa më shumë përfaqësim në Parlamentin e Serbisë.

Thirrjet për mobilizim kanë ardhur nga përfaqësues të shumtë politikë shqiptarë, përfshirë kryeministrin e vendit, Albin Kurti, kryeparlamentaren Albulena Haxhiu dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

votime kanë bërë edhe përfaqësues të partive të tjera politike, përfshirë Vlorën Çitakun nga PDK-ja, Lutfi Hazirin nga LDK-ja dhe përfaqësues të Aleancës, si dhe kryetarin e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Bashkimi i partive politike shqiptare në një listë të vetme synon të rrisë fuqinë përfaqësuese të shqiptarëve në institucionet e Serbisë dhe të forcojë zërin e tyre në Parlament.

Ndërkohë, qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. Sipas Komisionit Zgjedhor Republikan, në zgjedhje janë regjistruar 6 milionë e 450 mijë e 523 votues dhe garojnë gjithsej 18 lista zgjedhore.

Serbët nga Kosova mund të votojnë në vendvotimet e caktuara në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.

Rezultati i votimit për Koalicionin Shqiptar pritet të tregojë se sa do të arrijë mobilizimi i elektoratit shqiptar dhe çfarë peshe do të ketë përfaqësimi i tij në përbërjen e re të Parlamentit të Serbisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 136)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (491)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com