DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

6 Shtator 2026
A A
Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve
Share on Facebook

Rasti i sulmit ndaj kapitenit të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, pas një përplasjeje që nisi për parking te Prishtina Mall, ka marrë një tjetër drejtim. Përveç hetimeve ndaj dy personave të dyshuar për sulmin, tashmë është hapur rast edhe ndaj një pjesëtari të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh).

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se dyshimet e reja kanë lindur pasi palët e përfshira në incident ishin shoqëruar nga Policia për procedura të mëtejshme.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, njëri nga personat e shoqëruar, i cili dyshohet për sulmin ndaj kapitenit Ahmeti, pretendon se është keqtrajtuar nga një pjesëtar i NJRSh-së.

Dyshimet lidhen me përdorimin e dhunës ndaj tij pas shoqërimit, ndërsa Sinjali mëson se për të dëmtuarin ekziston edhe raport mjekësor, i cili tashmë pritet të jetë pjesë e trajtimit të rastit.

Këto pretendime kanë bërë që hetimet të mos kufizohen më vetëm te incidenti fillestar.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar hapjen e rastit ndaj pjesëtarit të NJRSh-së, nën dyshimin për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Në kuadër të hetimeve është kërkuar që të intervistohen edhe dëshmitarët e tjerë që kanë njohuri për ngjarjen, me qëllim të sqarimit të mënyrës se si është trajtuar i shoqëruari dhe rrethanave në të cilat dyshohet se është përdorur dhuna.

Në trajtimin e gjithë rastit tashmë është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës, për shkak të përfshirjes së zyrtarëve policorë dhe dyshimeve të ngritura ndaj pjesëtarit të NJRSh-së.

Siç raportoi Sinjali, incidenti fillestar kishte ndodhur te Prishtina Mall, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkingun, ku dy persona dyshohet se kishin sulmuar kapitenin Besart Ahmeti.

Pas incidentit, palët ishin shoqëruar në Polici, ndërsa në menaxhimin e situatës ishin përfshirë zyrtarë policorë nga Graçanica dhe pjesëtarë të NJRSh-së.

Hetimi tashmë po zhvillohet në dy drejtime të ndara, për sulmin e dyshuar ndaj kapitenit Ahmeti dhe për pretendimet se gjatë ndërhyrjes policore njëri prej të shoqëruarve është keqtrajtuar nga pjesëtari i NJRSh-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 708)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 530)
  • Opinione (54)
  • Showbiz (181)
  • Shpallje (1)
  • Sport (421)
  • TV (90)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com