DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë: Vijojnë kërkimet, në terren edhe një ekip i FSK-së

13 Qershor 2026
A A
Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë: Vijojnë kërkimet, në terren edhe një ekip i FSK-së
Share on Facebook

Drejtori i Policisë së Tiranës, së bashku me Drejtorin e Kufirit dhe Migracionit, kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, ku u prezantuan rezultatet e punës për muajin maj.

Gjatë konferencës, drejtori Oliger Torba u pyet edhe për dy raste të ndjeshme që kanë tronditur kryeqytetin shqiptar, zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi dhe vrasjen e 28-vjeçarit Ardian Baloshi.

Lidhur me rastin e rrëmbimit dhe zhdukjes së 34-vjeçarit Koçi, Torba deklaroi se bëhet fjalë për një ngjarje shumë sensitive, për të cilën është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Është një ngjarje sensitive. Ne kemi ngritur një grup të posaçëm hetimor. Indicia e hetimit është marrë nga familjarët e të humburit. Komisariati i dytë kreu veprimet procedurale dhe, duke bërë analizë të thelluar të ngjarjes, hetimi i kaloi Krimeve të Rënda të Policisë së Tiranës, raporton Euronewsal,

“Aktualisht, që po flasim, po kërkojmë për trupin e shtetasit Eglant Koçi në rrethinat e Tiranës, mes Elbasanit dhe Tiranës. Në ndihmë na ka ardhur një njësi nga forcat e sigurisë së Kosovës. Ende nuk po e gjejmë dot trupin e tij, nuk kemi ndonjë rezultat konkret”, tha Torba.

Sipas hetimeve, si autor i dyshuar i rrëmbimit është identifikuar dhe shpallur në kërkim Armand Shaka. Hetuesit po verifikojnë nëse ai ka vepruar i vetëm apo në bashkëpunim me persona të tjerë. Nga veprimet hetimore është gjetur motomjeti i viktimës dhe është identifikuar ambienti ku ai dyshohet të ketë hyrë për herë të fundit, ndërsa më pas dyshohet se është transportuar me automjet.

Sa i përket vrasjes së 28-vjeçarit Baloshi, i dyshuari Sadik Llani dyshohet se është në arrati dhe me armën e krimit, e cila ende nuk është gjetur.

“Në lidhje me Sadik Llanin, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, falenderoj qytetarët pasi pas njoftimit të bërë kemi pasur shumë njoftime nga ata. Kemi ngritur një grup pune, duke pasur rrezikshmërinë e këtij autori të ngjarjes. Kemi ushtruar 20 kontrolle banesash ku kemi pasur dyshime dhe vijon puna për kapjen e tij. Janë të angazhuara edhe forcat RENEA. Mendojmë se shumë shpejt do kapet. Qytetarët na kanë informuar herë pas here për dyshimet mbi vendndodhjen e këtij personi”, tha drejtori.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 561)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 756)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (332)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com