DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

29 Qershor 2026
A A
Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara
Share on Facebook

Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka ndryshuar kualifikimin e veprës penale për rastin e vrasjes në Ferizaj të dielën në mbrëmje.

Hetimet për rastin ku u privua nga jeta 32-vjeçari Florim Haxhidema ndodhen në fazën fillestare.

Prokuroria tha se është duke punuar “për të sqaruar tutje të gjitha rrethanat dhe motivin” e krimit.

Nga “vrasje e rëndë”, siç u cilësua fillimisht rasti bazuar në një njoftim të Policisë së Kosovës mëngjesin e të hënës, Prokuroria e ka kualifikuar çështjen si “vrasje” më vonë gjatë ditës.

Në një komunikatë për media, Prokuroria tha se e dyshuara për vrasjen është 24-vjeçarja A.R., vajza e Muhamet Begishollit, pronarit të banesës ku ndodhi vrasja.

“Lidhur me ketë rast, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar e dyshuara në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Vrasja’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Prokuroria në njoftim.

Ndërsa, Muhamet Begisholli, i cilësuar i dyshuar në komunikatën e mëhershme të Policisë, Prokuroria tha se vazhdon të mbetet i ndaluar “deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në këtë rast”.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 594)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 374)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (343)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com