DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zjarret përfshijnë Shqipërinë, 17 vatra ende aktive

28 Korrik 2025
A A
Zjarret përfshijnë Shqipërinë, 17 vatra ende aktive
Share on Facebook

Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me 34 vatra zjarri, nga të cilat 17 janë ende aktive dhe po shkaktojnë dëme të mëdha në pyje dhe zona të vështira për t’u aksesuar, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Situata mbetet kritike dhe forcat operacionale vijojnë punën me intensitet të lartë për të izoluar dhe shuar flakët.

Në Parkun Kombëtar të Lurës, dy vatra të mëdha zjarri janë zhvilluar në drejtim të Fushës së Pelave dhe në anën lindore të Gurë-Lurës.

Forca të shumta janë angazhuar për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.

Po ashtu, në fshatin Zall Gjoçaj të bashkisë Mat, zjarri me një përhapje mbi 14 kilometra vijon të jetë një sfidë e madhe për zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura, të cilat janë angazhuar me dhjetëra efektivë në terren.

Një tjetër vatër problematike ndodhet në Qafë Buall të bashkisë Bulqizë, ku ndërhyrja ajrore ka qenë vendimtare për të ndalur përparimin e flakëve.

Në Malin e Allushit pranë bashkisë Klos, situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit shkëmbor dhe numrit të madh të forcave që po përpiqen të mbajnë zjarrin nën kontroll.

Edhe në jug të vendit, në fshatin Kalas të bashkisë Delvinë dhe në zonat e Himarës, zjarret kanë shkaktuar evakuime dhe ndërhyrje të menjëhershme nga helikopterët e Forcave të Armatosura dhe avionë të huaj të specializuar.

Situata mbetet sfiduese edhe në zonat e tjera si Tirana, Gjirokastra, Tropoja dhe zona të tjera malore, ku për shkak të terrenit të vështirë dhe erërave të forta, zjarret vazhdojnë të përhapen.

Forcat zjarrfikëse dhe ushtria kanë mobilizuar mbi 950 efektivë, 56 automjete zjarrfikëse dhe helikopterë të Forcave të Armatosura, ndërkohë që kanë marrë edhe ndihmën e avionit Canadair nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile.

Instituti i Gjeoshkencave, Prindërve, Mjedisit dhe Energjisë ka paralajmëruar për një nivel rreziku të lartë në disa qarqe të vendit, duke bërë thirrje për kujdes maksimal nga qytetarët.

Autoritetet kërkojnë evitimin e çdo veprimi që mund të shkaktojë zjarre të reja dhe nxisin raportimin e menjëhershëm të çdo vatre të dyshimtë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 566)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 941)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (156)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com