Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka realizuar auditimin e Teknologjisë së Informacionit “Platforma e shërbimeve online e-Kosova” për periudhën 2024 – qershor 2025, i cili ka vlerësuar nëse kjo platformë iu mundëson qytetarëve shërbime elektronike efikase, të sakta, të sigurta dhe të besueshme. Fokusi i auditimit ka qenë në shërbimet “Shtesat për fëmijë”, “Tatimi në pronë”, “Subvencionimi i librave” dhe moduli “Pagesat elektronike”.
Ndonëse “Platforma e-Kosova” ka kontribuar në digjitalizimin, transparencën dhe efikasitetin e proceseve administrative, ajo vazhdon të përballet me mangësi në kontrollet e aplikacionit, të cilat ndikojnë në integritetin, saktësinë dhe sigurinë e të dhënave.
Rezultatet e auditimit tregojnë se për shërbimet “Subvencionimi i librave” dhe “Shtesat për fëmijë”, mungesa e ndërlidhjes së duhur të sistemeve ka lejuar përfitimin e subvencionit të librave pa plotësuar kushtet e nevojshme dhe për shtesat e fëmijëve aplikime të dyfishta. Mungesa e përditësimit të gjendjes së pagesës në kohë reale dhe kontrollet e dobëta në modulin e pagesave kanë lejuar pagesa të njëjta të ekzekutohen disa herë, duke shkaktuar dëme financiare për qytetarët.
Agjencia e Shoqërisë së Informacionit e cila menaxhon platformën e-Kosova nuk ka vendosur standarde të mjaftueshme për menaxhimin e kontratave, duke lënë paqartësi mbi përgjegjësitë për sigurinë e informacionit, nuk garanton mjedis të sigurt informacioni për shkak të politikave të vjetruara dhe mungesës së tyre, si dhe nuk është e përgatitur për të rikthyer shërbimet në raste emergjente ose fatkeqësie duke rrezikuar vazhdimësinë e operacioneve shtetërore elektronike.
“AShI nuk është e përgatitur për të rikthyer shërbimet në raste emergjente ose fatkeqësie, duke rrezikuar vazhdimësinë e operacioneve shtetërore elektronike. Mungon një plan i dokumentuar dhe testuar për rikuperimin nga fatkeqësitë; nuk ka qendra rezervë funksionale, ndërsa kopjet rezervë
ekzistuese janë të pamjaftueshme për rikuperim të sigurt dhe në kohë. Mungesa e kontrolleve funksionale dhe teknike në aplikacionet e platformës e-Kosova ka krijuar rreziqe për saktësinë e të dhënave dhe integritetin e shërbimeve. Janë evidentuar mangësi në ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT – NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE – NATIONAL AUDIT OFFICE 6 ndërlidhjen e sistemeve për verifikimin e kritereve, përpunimin e të dhënave pa validime teknike,
si dhe kontrolle të pa mjaftueshme që kanë rezultuar në aplikime të dyfishta dhe pagesa të përsëritura”, thuhet nw raport.
Sipas, ZKA Platforma e-Kosova përballet me mangësi në kontrollet e aplikacionit, të cilat ndikojnë integritetin, saktësinë dhe sigurinë e të dhënave. Për shërbime si “Shtesat për fëmijë” dhe “Subvencionimi i librave”, mungesa e ndërlidhjes së sistemeve për verifikimin e kritereve si “rezidenca” ka lejuar përfitimin pa plotësuar kushtet e nevojshme. Ndërlidhja e shërbimit për shtesat e fëmijëve me sistemin e brendshëm të MFPT-së ka sjellë aplikime të dyfishta dhe vështirësi në menaxhimin e pagesave. Mungesa e përditësimit të gjendjes së pagesës në kohë reale dhe kontrollet e dobëta në modulin e pagesave kanë lejuar pagesa të njëjta të ekzekutohen disa herë, duke krijuar pasoja financiare për qytetarët.
