Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka njoftuar emërimin e Zyhrije Pllana në pozitën e Drejtoreshës së Investimeve Kapitale. Ajo do të marrë përsipër një rol kyç në udhëheqjen dhe realizimin e projekteve zhvillimore në kryeqytet.
Sipas njoftimit, znj. Pllana sjell një përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në institucionet e kryeqytetit, ku ka qenë e përfshirë në procese të rëndësishme, duke kontribuar me profesionalizëm, përkushtim dhe integritet në shërbim të qytetarëve.
Kryetari Rama ka shprehur besim të plotë në aftësitë e saj për të avancuar projektet strategjike dhe për të udhëhequr me sukses investimet kapitale.
Njëkohësisht, është shprehur mirënjohje për Sokol Havolli për kontributin dhe punën e tij gjatë ushtrimit të kësaj detyre deri më tani. Atij i janë uruar suksese të mëtejshme në rrugëtimin profesional.
Ndërkaq, znj. Pllana është uruar për suksese të vazhdueshme në përgjegjësinë e saj të re në shërbim të qytetarëve të kryeqytetit.
