DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zyra e BE-së në Kosovë: Partneriteti me Rusinë po shihet si barrë strategjike, ajo po shkel zotimet

9 Korrik 2026
A A
BE: Në Kosovë investuam 3.7 miliardë euro që nga viti 1999, jemi partneri më i fortë i juaji
Share on Facebook

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar lidhur me rolin dhe ndikimin e Rusisë në arenën ndërkombëtare, duke thënë se veprimet e këtij shteti nuk përputhen me deklaratat e tij për stabilitet dhe partneritet.

Në një postim në rrjetet sociale, Zyra e BE-së ka theksuar se Rusia për një kohë të gjatë është përpjekur të paraqitet si një partner i besueshëm, por sipas saj, dallimi mes premtimeve dhe veprimeve të Moskës po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.

“Rusia prej kohësh është përpjekur ta paraqesë veten si një partner të besueshëm dhe si burim stabiliteti përtej Perëndimit. Por, ndërsa presioni rritet, dallimi mes premtimeve të saj dhe veprimeve të saj po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u injoruar”, thuhet në reagimin e BE-së.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, shumë qeveri po e rishqyrtojnë nëse marrëdhëniet me Rusinë vazhdojnë të përfaqësojnë një zgjedhje strategjike afatgjatë.

“Një marrëdhënie e ndërtuar mbi paqëndrueshmëri, zotime të shkelura dhe ndikim në rënie po duket gjithnjë e më pak si një aset strategjik dhe gjithnjë e më shumë si një barrë strategjike”, thuhet në deklaratë.

Ky qëndrim vjen në një periudhë kur vendet perëndimore kanë rritur kritikat ndaj politikave të Moskës dhe ndikimit të saj në çështjet globale.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 443)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com