Zyra e Petar Petkoviqit pretendon se edhe një polic serb është arrestuar në Kosovë.
Nga kjo zyre pretendojnë se polici serb nga Vranja është arrestuar në njërën nga pikat kufitare dhe është dërguar në qendrën deportuese në Prishtinë.
Nga kjo zyre e Petkoviqit thuhet se rasti është “politikisht i motivuar” dhe “i pesti me radhë”.
Kujtjojmë se Serbia ka arrestuar kohëve të fundit një ish-pjesëtar të njësive speciale policore të Kosovës dhe e ka akuzuar për pjesëmarrje në Banjskë, ndonëse ai nuk ishte pjesë e forcës policore nga viti 2022.
