Jeton Zogjani pyet LDK-në: Pse nuk kërkuat drejtësi për aktivistët gjatë bashkëqeverisjes me PDK-në?

Facebook
WhatsApp

Analisti politik Jeton Zogjani ka kritikuar mënyrën se si partitë politike në Kosovë po i rikthejnë temat e luftës dhe të së kaluarës në debatet politike, duke vënë në pikëpyetje kohën dhe arsyet e aktivizimit të tyre.

Duke folur në emisionin “Forum” në DTV Media, në kuadër të diskutimit për viktimizimin politik, Zogjani ka thënë se gjeneratat e lindura pas luftës kanë gjithnjë e më pak njohuri të drejtpërdrejta për atë periudhë.

“Gjeneratat e lindura pas luftës, luftën e shohin si unë që e kam parë Luftën e Dytë Botërore. Asgjë nuk dinë për këtë punë”, është shprehur Zogjani.

Ai ka ngritur edhe çështjen e vrasjeve të aktivistëve të LDK-së, duke pyetur pse kjo parti nuk ka kërkuar vazhdimisht përgjegjësi dhe zbardhjen e këtyre rasteve gjatë viteve kur ka qenë në bashkëqeverisje me PDK-në.

Sipas Zogjanit, kërkesat për drejtësi dhe zbardhjen e vrasjeve nuk duhet të aktivizohen vetëm në periudha zgjedhore.

Ai ka vënë në pikëpyetje edhe rikthimin e këtyre temave në diskursin politik pikërisht në prag të zgjedhjeve, duke ngritur dilemën nëse ato po përdoren për të rikthyer subjektet politike në vëmendjen publike dhe në skenën politike.

Related Posts