Ka përfunduar vizita zyrtare dyditore e delegacionit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Delegacioni, i udhëhequr nga Komandanti i Akademisë së FARSH, Gjeneralmajor Ferdinant Dimo, qëndroi në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Mysafirët nga Shqipëria u pritën nga Komandanti i KDS-së, Gjeneral brigade Jeton Dreshaj dhe stafi udhëheqës i brigadës.
Gjatë takimeve bilaterale, palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve ushtarake dhe shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e tij në të ardhmën. Fokusi kryesor i diskutimeve ishte fusha e edukimit, arsmimit dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve të të dyja forcave.
Sipas njoftimit të FSK-së, kjo vizitë shërbeu për shkëmbimin e përvojave të ndërsjella dhe identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit për thellimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale mes Kosovës dhe Shqipërisë.




















